AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) vijon të shënojë rezultate pozitive në administrimin e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke rritur ndjeshëm të ardhurat e siguruara nga qiradhënia e tyre. Gjatë periudhës janar–qershor 2026, të ardhurat nga qiradhënia arritën në 131.5 milionë lekë, krahasuar me 99.8 milionë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjo përfaqëson një rritje prej 31.7 milionë lekësh, ose 31.7% më shumë në raport me një vit më parë. Rritja e të ardhurave është rezultat i administrimit më efikas të portofolit të pasurive, zgjerimit të pasurive të dhëna me qira, si dhe ndjekjes së një politike aktive për maksimizimin e vlerës ekonomike të aseteve që administrohen nga Agjencia. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026,...
Burimi:
sot.com.al