8.6 miliardë lekë dëme nga sigurimet në 2025, rënie e lehtë krahasuar me një vit më parë

8.6 miliardë lekë dëme nga sigurimet në 2025, rënie e lehtë krahasuar me një vit më parë

Kompanitë e sigurimeve paguan 8.6 miliardë lekë ose rreth 89 milionë euro dëme vitin e kaluar. Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se shuma e dëmeve të paguara pësoi një rënie të lehtë me 0.75% krahasuar me vitin 2024. Rënia erdhi kryesisht nga tregu i sigurimit të Jetës dhe nga dëmet e paguara si objekt fond kompensimi, ndërsa në segmentin e sigurimit të Jo-Jetës dëmet e paguara u rritën me 0.35% krahasuar me një vit më parë. Në segmentin më të madh të tregut, atë të sigurimit të Jo-Jetës, dëmet dominohen nga produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik. Për vitin 2025, kompanitë e sigurimit paguan 5.56 miliardë lekë ose rreth 57 milionë euro dëme të lidhura me sigurimet motorike ndaj palëve të treta....