69 mijë dollarë/ Rënie e fortë e Bitcoin, tregjet e kriptomonedhave nën presion global
Kriptomonedha më e madhe ra deri në 3.3% të dielën duke u tregtuar rreth 68,150 dollarë, niveli më i ulët që nga fillimi i marsit. Shitja ishte më e ashpër midis tokenëve të tjerë, me Ether që humbi gati 5% në një moment për të rënë në 2,050 dollarë dhe Solana, XRP dhe Cardano gjithashtu ranë. Bitcoin është shitur maisvisht që nga fillimi i luftës, duke humbur afërsisht 20% të vlerës që kur SHBA-të dhe Izraeli filluan sulmet e tyre ndaj Iranit në fund të shkurtit. Rënia ka ekspozuar kufijtë e një argumenti që është bërë prej kohësh në qarqet e kriptovalutave në lidhje me aftësinë e monedhës për të vepruar si një strehë e sigurt në kohë krize. Por faktorë të tjerë janë gjithashtu...
Burimi:
syri.net