4.4 miliardë euro nga turizmi/ Çmimet e rritura dhe rënia e kursit të euros i detyruan të huajt që të shpenzojnë më shumë
Deti, natyra, çmimet konkurruese dhe një imazh gjithnjë e më i fortë në hartën turistike të Europës kanë kthyer Shqipërinë në një nga destinacionet më të kërkuara të viteve të fundit. Por përtej numrit rekord të vizitorëve, sa para po shpenzojnë të huajt realisht në ekonominë shqiptare? Vetëm në 9 muajt e parë të vitit, të ardhurat nga turistët e huaj arritën në 4.4 miliardë euro, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë ndërsa mesatarisht çdo i huaj ka shpenzuar rreth 430 euro gjatë qëndrimit në vend. Ekspertët thonë se kjo shifër duket e kënaqshme, e ndikuar jo nga dëshira e turistëve për të shpenzuar më shumë por rritja e kostove.GRAFIK) “Duket sikur turistët kanë shpenzuar pak më shumë, por kjo nuk do të thotë...