3-mujori i tretë/ Të punësuarit me sigurime zgjerohen me 22 mijë në një vit

3-mujori i tretë/ Të punësuarit me sigurime zgjerohen me 22 mijë në një vit

Numri i të punësuarve me kontribute po vjen në rritje, pavarësisht se matjet nga Anketa e Forcave të punës tregojnë për rënie të punësuarve. Burimi i të dhënave administrative mbi punësimin (ata që paguajnë sigurime) arriti në 771,332 persona në tremujorin e tretë të këtij viti, me një zgjerim mbi 22 mijë ose 3 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024. Në sektorin shtetëror, numri i të punësuarve kontribuues arriti në 183,841 persona në tremujorin e tretë 2025, me rreth 3,400 persona më shumë, me rritje vjetore 1.9%. Punësimi në administratën publike dhe institucionet shtetërore po pëson në rritje të qëndrueshme nga viti në vit, duke kulmuar në tremujorin e parë të vitit me mbi 185 mijë persona për shkak të...