11 mijë aplikime në 4 ditë për Skemën Kombëtare 2026 të bujqësisë, Salla: Mbështetje për çdo fermer që plotëson kriteret
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka bërë të ditur se në katër ditët e para të aplikimeve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026 janë regjistruar mbi 10,500 aplikime në rang vendi. Gjatë një vizite në AgroPikën e Lushnjës, ku fermerët po marrin asistencë për procesin e aplikimit, Salla u shoqërua nga drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, dhe zëvendësministri Dhimitër Kote. Sipas ministrit, skema është hartuar pas konsultimeve me fermerët dhe synon të adresojë nevojat e sektorit, ndërsa interesi i lartë në ditët e para reflekton, sipas tij, përgatitjen e mëparshme të aplikantëve. Ndryshimet kryesore të Skemës 2026 përfshijnë uljen e pragut të përfitimit në sektorin e blegtorisë nga 100 në 50 krerë për të imtat, si dhe rritje...
Burimi:
javanews.al