Eisenkot merr mandatin për qeverinë e re në Izrael, ceremonia te presidenti: Duhet unitet kombëtar

Eisenkot merr mandatin për qeverinë e re në Izrael, ceremonia te presidenti: Duhet unitet kombëtar

Presidenti izraelit, Isaac Herzog, i ka besuar zyrtarisht Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re, pasi ky i fundit siguroi mbështetjen e 67 deputetëve të Knessetit, kundrejt 46 që mbështetën kryeministrin aktual Benjamin Netanyahu. Gjatë ceremonisë në rezidencën presidenciale në Jerusalem, Herzog vlerësoi se Eisenkot ka marrë mbështetjen e qartë të shumicës parlamentare, duke i kërkuar të ndërtojë një qeveri që përfaqëson të gjithë qytetarët izraelitë. Pas marrjes së mandatit, lideri i partisë “Yashar” e cilësoi situatën e Izraelit si një moment vendimtar, mes luftërave të vazhdueshme, objektivave ushtarake të parealizuara dhe përkeqësimit të marrëdhënieve diplomatike. Ai paralajmëroi gjithashtu për krizën e besimit te institucionet dhe dobësimin e demokracisë izraelite, duke deklaruar se vendi ka nevojë për një qeveri të unitetit kombëtar për...