Egnatia, Nevil Dede inkurajon futbollistët e tij para ndeshjes me Dinamon: Të fitojë më i miri!

Egnatia, Nevil Dede inkurajon futbollistët e tij para ndeshjes me Dinamon: Të fitojë më i miri!

Kategoria Superiore këtë të dielë jep verdiktin final përsa i përket titullit kampion të vendit teksa do të luhen dy ndeshjet e fundit Egnatia-Dinamo në Elbasan Arena dhe Vllaznia-Elbasani në Air Albania Stadium. Skuadra e Egnatias e ka fatin e saj në dorë teksa do të kërkojë që të fitojë këtë titull për të tretin vit radhazi. Trajneri Nevil Dede në prag të sfidës shumë të rëndësishme me Dinamon, vendosi që të karikojë futbollistët e tij përmes një postimi në rrjetet sociale “Djem futbollistë, nëse luani për dinjitetin tuaj, nëse luani për fanellën, nëse luani për klubin, nëse luani për shokun tuaj, Zoti jua bëftë hallall! Por mos luani kurrë për ata që sot ju ngrenë e nesër ju ulin. Mos luani kurrë për ata...