Egnatia luan 10 minuta, Universitatea e ‘gozhdon’ me dy gola
Egnatia luan vetëm 10 minuta në Krajovë ndaj Universitateas vendase për raundin e tretë të fazës së Ligës në Conference League. Më pas inisiativa është e vendasëve të cilët brenda pjesës së parë shënuan dy gola me Çikaldau 24′ dhe Banku 32′ duke hipotekuar tri pikët e radhës e derguar numrin e ndeshjeve të tyre në 13 të tilla pa humbje. Rrogozhinasit u përpoqën disi në të dytën por shpesh ishin të lexueshëm dhe nuk arritën asnjëherë të rrezikojnë portën kundërshtare. Në fund, nëse portieri Dajsinani nuk do të ndalte disa topa-gol te porta e tij, rezultati mund të ishte më i thellë. Bitri pak nga vërshëllima finale u dëbua me karton të kuq. Mungesat e Sotës dhe Grudës (të dëmtuar) u ndjenë goxha në...
Burimi:
sportiim.al