Egjipti zbulon rezervë të re gjigante gazi në Mesdhe, vlerësohet në 200 miliardë metra kub
Egjipti ka njoftuar zbulimin e një rezervuari të ri të gazit natyror në Detin Mesdhe, me vlerësime paraprake që flasin për rreth 200 miliardë metra kub gaz. Zbulimi është bërë në pusin eksplorues “Nasim-1X”, në zonën e koncesionit Taiba. Lajmi u bë i ditur nga Ministria egjiptiane e Naftës dhe Burimeve Minerale, e cila konfirmoi se punimet e shpimit dhe vlerësimit kanë identifikuar një shtresë që përmban gaz, me trashësi neto rreth 15 metra. Sipas ministrisë, shtresa e zbuluar paraqet karakteristika të dallueshme gjeologjike dhe petrofizike, ndërsa studimet teknike dhe analizat e rezervuarit janë ende në zhvillim. Ekspertët po punojnë për të përcaktuar sasinë e gazit që mund të nxirret, kapacitetin e mundshëm të prodhimit ditor dhe nëse zbulimi është ekonomikisht i leverdishëm për shfrytëzim....
Burimi:
syri.net