Efektivi goditi qytetarin/ Balla: Policia bëri detyrën, perimetri i sigurisë së shkollave është i paprekshëm
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar pranë një shkolle në Tiranë, ku Policia e Shtetit ndaloi një person të skeduar për aktivitet kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh në mbështetje të efektivëve të policisë, duke argumentuar se ndërhyrja e tyre ishte në përputhje me ligjin dhe kishte si qëllim garantimin e sigurisë, veçanërisht në zonën pranë institucioneve arsimore. ”Policia e Shtetit ka bërë detyrën sot pranë perimetrit të sigurisë së një shkolle këtu në Tiranë, duke ndaluar një individ të skeduar për aktivitet kriminal në shpërndarje lëndësh narkotike. Gjatë ndalimit ky individ paska sharë dhe fyer punonjësin e policisë. Nuk di asnjë vend tjetër...
Burimi:
kohajone.com