Efektivët Shqiponja mbërrijnë në Bulevard pas hedhjes së molotovëve

Efektivët Shqiponja mbërrijnë në Bulevard pas hedhjes së molotovëve

Situata paraqitet e tensionuar gjatë protestës në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, ku në zonë kanë mbërritur edhe efektivë të forcave speciale të policisë “Shqiponja”. Prania e forcave të policisë vjen në një moment tensioni gjatë tubimit, ndërsa situata në terren po ndiqet nga autoritetet. Pas një dite të gjatë në qetësi, duket se kanë nisur tensionet e para përpara Kryeministrisë. Në drejtim të godinës është hedhur një kapsollë dhe më pas nisën molotovët, ndërsa protestuesit vendosën të djegin një karrige.