Efektivët mësyjnë nëpër rrugica e biznese private, terrorizohen turistët
Shumë video po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, mbi reprezaljet e policisë dhe dhunës brutale të kësaj të fundit ndaj të rinjve projtestues. Këtë herë, efektivët janë shpërndarë nëpër rrugica dhe biznese, duke lemerisur çdo qytetar të Tiranës apo dhe turistët, duke mësyrë nëpër dyqane e restorante. ‘Të shpërndarë nëpër rrugica dhe biznese private vartësit e Gysit po tmerrojmë gjithkënd, edhe ata turistë që po darkojnë nëpër restorante dhe që ju i numëroni kokë më kokë’, shkruan gazetari Isa Myzyraj në llogarinë e tij në Facebook. Më herët përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit mori një rrjedhë të re, ndërsa turma e të rinjve u zhvendos nga qendra e qytetit drejt akseve kryesore hyrëse e dalëse të Tiranës. Të rinjtë vijuan marshimin përgjatë Unazës në...
Burimi:
gijotina.com