Edukatorja i dhunoi djalin, flet nëna e 4-vjeçarit: E gjeta duke i bërtitur…e fuste në qilar

Edukatorja i dhunoi djalin, flet nëna e 4-vjeçarit: E gjeta duke i bërtitur…e fuste në qilar

Volsjana Plasa KORÇË- Volsjana Plasa nëna e një 4-vjeçari në Korçë ka rrëfyer rrethanat që e shtynë të denonconte rastin e dyshuar të dhunës ndaj djalit të saj në kopshtin nr. 6 të qytetit. Sipas saj fëmija i kishte treguar se ishte goditur nga edukatorja, ndërsa prej disa ditësh kishte shfaqur frikë dhe nuk dëshironte të shkonte më në kopsht. Nëna pretendon se kur kishte ngritur fillimisht shqetësimin pranë stafit të institucionit nuk ishte marrë seriozisht pasi  punonjëset kishin pretenduar se fëmija nuk po thoshte të vërtetën. “Kam shkuar në kopsht dhe u kam thënë se fëmija po ankohej. Ato më thanë se kjo nuk ishte e vërtetë, duke pretenduar se fëmija është ters dhe gënjen. U thashë se është fëmijë dhe nuk desha ta...