Edith Piaf, zëri legjendar i këngës franceze
Më 10 tetor 1963 u nda nga jeta këngëtarja e njohur franceze Edith Piaf, një nga figurat më të rëndësishme të muzikës franceze, e cila u bë e famshme në mbarë botën për interpretimin e këngëve të saj. E lindur më 19 dhjetor 1915 në Paris, Piaf e nisi karrierën si këngëtare rruge, për t’u shndërruar më vonë në një prej emrave më të njohur të muzikës franceze. Ndër këngët e saj më të njohura janë “La Vie en rose”, “Hymne à l’amour”, “Milord” dhe “Non, je ne regrette rien”. Jeta e saj u shënua nga vështirësi personale, të cilat shpesh pasqyroheshin në interpretimet e saj plot emocion. Përveç suksesit si këngëtare, Piaf ndihmoi edhe në promovimin e artistëve të rinj francezë, duke lënë një...
Burimi:
kultplus.com