Edison Lika: Qëndresa çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë, kryeministri do të bjerë si tigër prej letre

Edison Lika: Qëndresa çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë, kryeministri do të bjerë si tigër prej letre

Kanë nisur fjalimet në protestën e radhës para Kryeministrisë, ku qytetarët vijojnë tubimin kundër qeverisë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij para protestuesve, aktivisti Edison Lika u ndal te zhvillimet e fundit që lidhen me drejtësinë, duke pretenduar se presioni i vazhdueshëm i protestës ka ndikuar në goditjen e personave të lidhur, sipas tij, me pushtetin. Lika përmendi mes të tjerëve Ergys Agasin dhe drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ndërsa deklaroi se pret që zhvillimet të prekin më tej Belinda Ballukun dhe më pas kryeministrin Edi Rama. “A mendoni se do të ishte arrestuar Agasi nëse nuk do të ishte kjo protestë? Po drejtoresha e SHISH në arrest shtëpie? A mendoni se e radhës do të jetë Balluku pikërisht prej...