Edison Gjergo, piktori i persekutuar nga regjimi komunist

Edison Gjergo, piktori i persekutuar nga regjimi komunist

Galeria Kombëtare e Arteve organizoi një mbrëmje kushtuar artistit Edison Gjergo (1939–1989), në kuadër të ciklit të bashkëbisedimeve “Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar”. Studiuesi i artit shqiptar, Ylli Drishti zhvilli një bisedë me Gent Gjikolën, studiues dhe kurator pranë Galerisë Kombëtare të Arteve. Publiku pati mundësinë të njihej me jetën, veprën dhe fatin e një prej figurave më të veçanta të pikturës shqiptare të viteve 1960–1970. Edison Gjergo u dënua me 25 prill të vitit 1975 “për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor”, me tetë vjet burg. U lirua më 28 tetor 1982 por nuk u rikthye më në skenën artistike. Ai ndërroi jetë 7 vjet më pas. Në Galerinë Kombëtare të Arteve ruhet ende një koleksion prej katër tablosh të tij:...