Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përmes një videoje të publikuar në Facebook përfundimin e Lotit 2 të rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan. Në postimin e tij, Rama thekson se investimi përfshin një urë 330 metra të gjatë dhe synon rritjen e sigurisë rrugore si dhe lehtësimin e lidhjes mes zonave. Segmenti i përfunduar ka një gjatësi prej rreth 1.8 kilometrash dhe shtrihet në krahun e majtë të lumit Shkumbin. Ky segment është pjesë e projektit më të gjerë të autostradës Elbasan–Rrogozhinë dhe e Korridorit VIII, një nga arteriet strategjike që lidh Shqipërinë me rrjetin ndërkombëtar të transportit. Përfundimi i Lotit 2 pritet të lehtësojë qarkullimin e mjeteve, të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe të përmirësojë lidhjen mes zonave përreth, duke sjellë përfitime për banorët...