Edhe tri vezë në javë mund të jenë më shumë seç duhet
Vezë në mëngjes, salmon për darkë dhe mish derri të pjekur të dielën. Këto ushqime janë pjesë e dietës së përditshme të shumë njerëzve, por mund të fshehin një rrezik të padukshëm për shëndetin. Bëhet fjalë për PFAS, të njohura si “kimikatet e përjetshme”. Disa prej këtyre substancave mund të shkaktojnë kancer, të dëmtojnë pjellorinë dhe të dobësojnë reagimin e sistemit imunitar ndaj vaksinave. Tashmë, Gjykata Evropiane e Audituesve ka ngritur alarmin për rreziqet që paraqesin ato. Një raport i publikuar nga audituesit evidenton se autoritetet evropiane po ecin shumë ngadalë në vlerësimin, kufizimin dhe kontrollin e rreth 10 mijë substancave PFAS. Për shumë prej tyre mungojnë të dhëna thelbësore, ndërsa një në tre vende të Bashkimit Evropian nuk kryen kontrolle të posaçme për të...
Burimi:
syri.net