Edhe Greqia ndjek modelin italian, qendër riatdhesimi për emigrantët në një vend afrikan!
Greqia po përgatitet të ndjekë hapat e Italisë, duke planifikuar ngritjen e një qendre riatdhesimi për emigrantët në një shtet afrikan. Lajmi u bë i ditur nga ministri grek për Migracionin dhe Azilin, Thanos Plevris, gjatë një interviste për televizionin Ant1, ku specifikoi se qendra pritet të jetë funksionale gjatë presidencës së radhës së BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2027. Edhe pse vendndodhja e saktë nuk është bërë ende publike, duke u lënë të kuptohet se është identifikuar tashmë – me shtete si Uganda dhe Ruanda si opsione të mundshme – projekti po zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me Danimarkën, Austrinë, Gjermaninë dhe Holandën. Në prag të Këshillit Evropian të Çështjeve të Brendshme më 1 tetor, ministri Plevris paralajmëroi se Greqia do të...
Burimi:
javanews.al