E trishtë/ Ndërron jetë në Spitalin e Traumës avokati i njohur Saimir Vishaj! Jeta dhe karriera në tre dekada e juristit

E trishtë/ Ndërron jetë në Spitalin e Traumës avokati i njohur Saimir Vishaj! Jeta dhe karriera në tre dekada e juristit

Ka ndërruar jetë sot (3 nëntor) në Spitalin e Traumës avokati Saimir Vishaj. Vishaj, 60 vjeç, ishte prej disa ditësh i shtruar në Spitalin e Traumës, ku ndodhej i intubuar, pas dëmtimeve të marra pasi ishte rrëzuar nga shkallët. Gjendja shëndetësore e avokatit ishte paraqitur tepër e rënduar edhe gjatë ditës së djeshme, çka bëri që mjekët ta intubonin. Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, Vishaj nuk ka mundur të mbijetojë. Më herët ai kishte arritur të fitonte luftën me sëmundjen e rëndë që kishte pasur, por ky rrëzim i fundit nga shkallët duket se ka qenë fatal për juristin e njohur. Jeta dhe karriera, kush ishte Saimir Vishaj? Ai ishte një prej emrave të njohur të botës së drejtësisë në Shqipëri. Përgjatë karrierës së...