E shtuna do jetë protestë kombëtare/ Berisha: E kanë thirrur studentët, do e mbështesë PD
E shtuna do jetë protestë kombëtare/ Berisha: E kanë thirrur studentët, do e mbështesë PD Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD mbështet protestën kombëtare të së shtunës, e cila sipas tij është thirrur nga studentët dhe gjimnazistët në kuadër të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha u bëri thirrje strukturave të partisë të angazhohen për mobilizimin e qytetarëve dhe të mbështesin protestën e të rinjve, duke kërkuar pjesëmarrje sa më masive nga të gjitha qytetet e vendit. Ai theksoi se Partia Demokratike do të jetë në krah të studentëve dhe pedagogëve, ndërsa kërkoi solidarizimin e gjimnazeve dhe shkollave në të gjithë Shqipërinë. Berisha vlerësoi gjithashtu pjesëmarrjen e pedagogëve në protestat e fundit, duke shtuar...
Burimi:
sot.com.al