E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në spital 27-vjeçari (EMRI)
Një 27-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë. Bëhet me dije se 27-vjeçari Roland Toshi është dërguar me urgjencë në spital, pasi kishte rënë në kontakt me energjinë elektrike. Pavarësisht ndihmës së mjekëve i riu ka ndërruar jetë. Njoftimi: Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës shtetasi R. T., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se, teksa ndodhej në banesën e xhaxhait të tij, në rrugën “Adriatik”, lagjja nr. 5, Kamëz, duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë,...
Burimi:
vizionplus.tv