E rëndë në Malin e Zi, vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje

E rëndë në Malin e Zi, vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, në poligonin e qitjes “Češka zbrojevka” në Danillovgrad të Malit të Zi, ku tre persona kanë mbetur të vrarë, njoftoi Policia e Malit të Zi. Sipas autoriteteve, policia është vënë në kërkim intensiv të autorit të dyshuar, i cili dyshohet se është i armatosur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Drejtoria e Policisë ka publikuar të dhënat e Mihail Nikolajeviç Shabunin (Mihail Nikolaevič Shabunin), 30 vjeç, shtetas rus, i cili dyshohet se ka kryer vrasjen e trefishtë në poligonin “Češka zbrojevka”, duke përdorur armë zjarri. Shabunin dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë” ndaj shtetasve të Podgoricës, Nemanja Kapor, 20 vjeç, dhe Petar Globareviç, 24 vjeç, si dhe ndaj Momir Radonjiç, 67 vjeç, nga Danillovgradi. “Policia po...