E rëndë në Kosovë/ Vëllai i vë zjarrin shtratit ku flinte e motra, e reja ndërron jetë në spital

E rëndë në Kosovë/ Vëllai i vë zjarrin shtratit ku flinte e motra, e reja ndërron jetë në spital

Një vajzë ka humbur jetën në spital në Pejë, pasi një ditë më parë ishte djegur, ndërsa ndodhej në shtrat, nga i vëllai. Mediat në Kosovë raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Poterq të Klinës, ku një i ri, pasi i ka vënë flakën shtratit ku flinte motra e tij, ka shkuar në dhomën tjetër dhe ka sulmuar nënën me mjete të forta. “Stacioni Policor në Klinë, më datë 06.09.2026, është njoftuar se në fshatin Poterq-Klinë, një person me probleme të shëndetit mendor, fillimisht i ka vënë flakën krevatit në të cilin qëndronte motra e tij, e më pas, në dhomën tjetër, e ka sulmuar me mjet të fortë nënën e tij, të cilave u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e...