E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i pajetë në kantier, dyshohet se ra në hapësirën e ashensorit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Padova të Italisë, ku një 51-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në një kantier ndërtimi, ku po kryheshin punime rinovimi. Viktima është identifikuar si Altin Kokici, pronar i një kompanie për ndërtime muresh në Sossano, në provincën e Vicencës. Sipas mediave italiane, 51-vjeçari dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit në godinë, duke humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Trupi i tij u gjet gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, pasi familjarët kishin dhënë alarmin për zhdukjen e tij. Ata kishin vënë re se burri nuk ishte dëgjuar që prej orëve të pasdites dhe, përmes vendndodhjes së telefonit, kishin konstatuar se ai vijonte të ishte në zonën e kantierit. Furgoni i...
Burimi:
argjiroja.net