E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)

Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një 61-vjeçari me origjinë shqiptare në Casarano të provincës së Leçes, në Itali. Viktima është identifikuar si Bashkim Rushani, i lindur në Durrës dhe banues në Casarano. Ai ishte pronar i një kompanie që operon në sektorin e ndërtimit. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës në rrugën Via Comunale Palla, ku Rushani po kryente punime në një banesë private. Gjatë procesit të punës, ai mbeti i shtypur nga rrëzimi i një porte rrëshqitëse, duke pësuar plagë fatale. Për nxjerrjen e trupit u desh ndërhyrja e zjarrfikësve, ndërsa në vendngjarje mbërritën edhe ekipet e urgjencës së shpejtë 118 dhe karabinierët. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, mjekët vetëm sa konfirmuan vdekjen e 61-vjeçarit.