E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Itali. Viktima është identifikuar si Thomas Qirjaj, me origjinë shqiptare. I riu do të festonte 21-vjetorin e lindjes në dhjetor. Sipas mediave italiane, Thomas udhëtonte së bashku me katër shokë me një automjet tip “Volvo”, me targa zvicerane, në drejtim të Milanos. Pasi kaluan pikën e pagesës, makina humbi kontrollin dhe u përplas me barrierën ndarëse të autostradës. Pas përplasjes, 20-vjeçari ka zbritur nga automjeti për të vendosur trekëndëshin e emergjencës në rrugë, por në atë moment është përplasur nga një automjet tip SUV, që drejtohej nga një 25-vjeçar nga Modena. Sipas rindërtimit paraprak, drejtuesi i mjetit nuk e ka vënë...