E rëndë! Kishte shfaqur probleme shëndetësore, humb jetën gruaja shtatzënë gjatë transportit për në Tiranë

E rëndë! Kishte shfaqur probleme shëndetësore, humb jetën gruaja shtatzënë gjatë transportit për në Tiranë

Foto ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot ku një grua shtatzënë rreth 37-vjeç ka humbur jetën. Sipas informacioneve, e reja po transportohej me ambulancë nga Pogradeci drejt Tiranës. Fillimisht 37-vjeçarja ishte paraqitur në spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore. Pas kosnultave, mjekët kanë vendosur që ajo të transportohej drejt Tiranës, për të marrë trajtim më të specializuar. Situata shëndetësore e së resë është rënduar rrugës për Tiranë, në afërsi të Elbasanit. Sipas të dhënave paraprake, ajo kishte shfaqur të vjella dhe dyshohet se mund të ketë pasur një hemorragji të brendshme. Pritet që trupi i viktimës t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore./ZËRI