E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit në Austri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Graz të Austrisë, ku një 24-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në banesën ku jetonte me partnerin e saj, ndërsa kishte shenja dhune në trup. Mediat austriake raportojnë se 24-vjeçarja shqiptare, e identifikuar si Abigel Laçi, dyshohet se është vrarë nga vëllai i partnerit të saj. Sipas mediave, ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 3 shtator, në një apartament në qendër të Grazit. Policia është njoftuar rreth orës 12:40 dhe, pas mbërritjes në banesë, ka gjetur 24-vjeçaren pa shenja jete. Autoritetet bëjnë me dije se ajo ka humbur jetën në vend, si pasojë e plagëve të marra. Në vijim të ngjarjes, policia ka arrestuar në shkallët e pallatit një 23-vjeçar, i cili, sipas dëshmitarëve,...
Burimi:
vizionplus.tv