E para në Ballkan! Një fabrikë e re talentesh në Kosovë, projekti i FIFA-s merr jetë në Hajvali

E para në Ballkan! Një fabrikë e re talentesh në Kosovë, projekti i FIFA-s merr jetë në Hajvali

Kosova ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit të të rinjve me funksionalizimin e ‘FIFA Talent Academy Kosovo’, një projekt i veçantë që synon të identifikojë dhe zhvillojë talentet e reja të futbollit. Një ngjarje e veçantë është organizuar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku u mblodhën drejtues të Federatës së Futbollit të Kosovës, përfaqësues të FIFA-s, trajnerë të ekipeve kombëtare, përfaqësues të klubeve të Superligës, ish-futbollistë të gjeneratës së artë, si dhe prindër të futbollistëve të rinj. FIFA Talent Academy Kosovo është akademia e parë e këtij lloji në Ballkan dhe njëra nga vetëm katër Akademitë e Talenteve të FIFA-s që janë aktive në Evropë. Akademia është plotësisht funksionale që nga fillimi i vitit 2026 dhe ofron një...