E papritur/ Jep dorëheqjen Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

E papritur/ Jep dorëheqjen Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

Pas vetëm një viti në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Vendimi është komunikuar gjatë mbledhjes së sotme me kryeministrin Edi Rama, ku Sala mësohet se ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme. Sipas raportimeve, gjatë komunikimit të vendimit, ministrja ka deklaruar se do të vijojë angazhimet dhe projektet e saj akademike. Evis Sala mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë në shtator të vitit 2025, pas një karriere të gjatë akademike dhe profesionale jashtë vendit, përfshirë Universitetin e Kembrixhit, Memorial Sloan Kettering Cancer Center në Nju Jork dhe Policlinico Gemelli në Romë. Për momentin nuk janë bërë të ditura zyrtarisht arsyet e dorëheqjes dhe nuk ka ende një emër zyrtar për pasardhësin e saj në krye të dikasterit...