E pabesueshme në Pekin: Medvedev skualifikohet për goditjen e një spektatori, Xhokoviç-De Minaur në finale

E pabesueshme në Pekin: Medvedev skualifikohet për goditjen e një spektatori, Xhokoviç-De Minaur në finale

Tenisti rus Danil Medvedev skualifikohet dhe Novak Xhkoviç shkonnë finalen e ATP 500 në Pekin. Ky ishte përfundimi tronditës i ndeshjes midis serbit dhe rusit, gjysmëfinalja e dytë e turneut. Me rezultatin 15-15 në gemin e nëntë të setit të dytë (39-vjeçari po shërbente për ndeshjen), teksa në një shpërthim tërbimi, Medvedev hodhi një top në tribuna, duke goditur pa dashje një spektator në sy dhe duke e detyruar atë të largohej nga stadiumi. personi i shoqëruar nga tre gjyqtarë, u largua nga vendi me duart mbi fytyrë. Rusi u skualifikua më pas nga gjyqtari i karriges dhe mbikëqyrësi i turneut. Incidenti të kujtonte atë që i ndodhi Djokovic në US Open 2020: në atë rast, ‘Nole’ u skualifikua për goditjen aksidentale të një gjyqtari...