E PABESUESHME, Icardit i pezullohet patenta deri më 2099. Mund të rikthehet në timon në moshën 105-vjeçare

E PABESUESHME, Icardit i pezullohet patenta deri më 2099. Mund të rikthehet në timon në moshën 105-vjeçare

25 Shtator 2026 10:17 Alfred Lleshi Një video e publikuar nga Mauro Icardi në makinë, së bashku me partneren e tij Eugenia “China” Suárez, i ka kushtuar shtrenjtë sulmuesit argjentinas. Sipas mediave të ndryshme të Amerikës së Jugut, autoritetet argjentinase i kanë pezulluar të drejtën për të drejtuar automjetet në rrugët publike deri në vitin 2099. Çështja nisi pas videos ku Suárez shfaqej pranë shoferit pa rrip sigurimi dhe me kokën e nxjerrë nga dritarja. Pas verifikimeve, autoritetet konstatuan se Icardi nuk kishte patentë të vlefshme në Argjentinë. Icardi, 33 vjeç, pretendoi se disponon një patentë italiane të vlefshme deri në vitin 2029 dhe reagoi ashpër ndaj autoriteteve: “Merruni me rregullimin e rrugëve për të garantuar qarkullim më të mirë në vend, në vend që të...