E-mail kërcënues për b*mbë në Kryesinë e Kuvendit: Do të kryejmë një seri sulmesh terr*riste
Në adresën e Kryesisë së Kuvendit ka mbërritur një email kërcënues për vendosjen e eksplozivit në këto ambiente. Mësohet se janë njoftuar autoritetet përkatëse dhe pritet të mbërrijë njësia antieksploziv. “Në institucionin tuaj, në pak minuta do të shpërthejë një bombë. Do jetë e tmerrshme ajo që do ndodhë”. “Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh. Lexoni edhe: Policia patrullon në rrugët e Tiranës, nisin shoqërimet e para të të...
Burimi:
kohajone.com