E kthyen Çerçiz Topullin në dordolec, jep dorëheqjen kreu i Agjencisë Kulturore në Gjirokastër
Kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, Florian Hysi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas polemikave të krijuara për mënyrën e paraqitjes së veshjeve të Çerçiz Topullit në Muzeun Historik, në kalanë e Gjirokastrës. Reagimet nisën pas publikimit të pamjeve nga ekspozimi i veshjeve të figurës historike, ku kritikat u përqendruan te mënyra e paraqitjes së manekinit. Ekspozimi u konsiderua i papërshtatshëm dhe jo në përputhje me konceptimin e një hapësire kushtuar figurave të rëndësishme të historisë kombëtare. Pas reagimeve, mënyra e ekspozimit u korrigjua. Deklarata: Pas një periudhe pune të përkushtuar në shërbim të trashëgimisë kulturore, muzeve dhe Gjirokastrës, kam vendosur të jap dorëheqjen time prej pozicionit që mbaj.E bëj këtë vendim me përgjegjësi dhe me bindjen se çdo detyrë publike duhet të...
Burimi:
ntv.al