“E keqja banale është shndërruar në sistem!”- Berisha vijon nxirjen e Shqipërisë në Strasburg: Narkoshteti i vetëm në Evropë! Pluralizmi i zëvendësuar nga burokracia

“E keqja banale është shndërruar në sistem!”- Berisha vijon nxirjen e Shqipërisë në Strasburg: Narkoshteti i vetëm në Evropë! Pluralizmi i zëvendësuar nga burokracia

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, ku ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare për kufizimin, sipas tij, të pluralizmit në vend. Duke folur për situatën e medias dhe lirinë e shprehjes në Shqipëri, Berisha e cilësoi “korruptimin e gjuhës” si një mjet të pushtetit dhe argumentoi se kjo situatë e bën pluralizmin politik “fiktiv”. Në fjalimin e tij, kreu i PD-së përdori edhe shprehjen “burg pa mure” për të përshkruar atë që ai e konsideron si ndikimin e pushtetit mbi gjuhën, median dhe debatin publik. Fjalimi i Berishës: “Zonja Kryetare, Raportet më serioze ndërkombëtare dëshmojnë se në Shqipëri mbi 90% e mediave, përfshirë mbulimin e lajmeve, debatet dhe editorialet, kontrollohen...