“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas arrestimit të dy të rinjve, të dyshuar se tentuan t’i merrnin 100 mijë euro presidentit të FSHF-së, Armand Duka, duke përdorur emrin e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka akuzuar kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj për lidhje me aktivitetin e call centerave. “Ju kam thënë shpesh për këtë palaço se është mashtruesi më i madh i call centerave. Të vjedhin duke të marrë në telefon! I dënuar për vjedhje të dhënash personale”, shkruan Balla. Në vijim, ai i drejtohet drejtpërdrejt Shehajt: “Gone pas këtyre mashtruesve që Policia arrestoi sot, e ke radhën ti!” Reagimi i Ballës vjen pas operacionit policor ku u arrestuan Edison Korra, 24 vjeç, dhe Orest...