E fundit/ Veliaj shkresë SPAK-ut: Më lejoni të marr pjesë në Asamblenë e PS-së

E fundit/ Veliaj shkresë SPAK-ut: Më lejoni të marr pjesë në Asamblenë e PS-së

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet më 14 nëntor. Përmes një shkrese zyrtare të dërguar nga paraburgimi në Fier, Veliaj i është drejtuar sot Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi dhe prokurorit të çështjes në SPAK, duke kërkuar që t’i garantohet pjesëmarrja fizike në mbledhje ose, nëse kjo nuk është e mundur, përmes një lidhjeje me videokonferencë. Në kërkesën e tij, Veliaj thekson se masa e sigurimit “arrest në burg” nuk duhet ta privojë nga ushtrimi i të drejtave politike dhe statutore që gëzon si anëtar i Asamblesë Kombëtare, i Kryesisë së PS-së dhe i strukturave drejtuese të partisë në Tiranë. Ai kërkon që t’i krijohet mundësia të...