E enjtja “e zjarrtë”: Sot seancë dhe protestë! Reforma Territoriale pritet të “ndezë” Kuvendin

E enjtja “e zjarrtë”: Sot seancë dhe protestë! Reforma Territoriale pritet të “ndezë” Kuvendin

kuvendi i shqiperise TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00, ku në fokus do të jetë harta e re territoriale, pjesë e projektligjit të PS-së që parashikon 46 bashki. Projektligji është kundërshtuar tashmë jo vetëm nga opozita, pasi dy deputetë socialistë, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, kanë dalë kundër ndarjes së re dhe shkrirjes së 15 bashkive. Për të plotësuar numrin e nevojshëm të votave, në seancë pritet të jenë edhe kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku, të cilët nuk dihen nëse do të jenë të pranishëm në sallë. Ndërkohë, paralelisht jashtë Kuvendit do të zhvillohen edhe dy protesta. Njëra është thirrur nga opozita, ndërsa tjetra nga “Flamingot”. Në rendin e ditës parashikohen edhe katër interpelanca. E para është një interpelancë urgjente me...