E dhimbshme! Përplasja me policinë, adoleshenti përplas kokën në trotuar
Përplasjet mes policisë dhe të rinjve kanë shoqëruar protestën në Lezhë, ku situata është tensionuar pas plagosjes së një adoleshenti. Në pamjet nga vendngjarja, i mituri shihet duke mbajtur me dorë pjesën e pasme të kokës, ndërsa duket i tronditur pas incidentit. Rrethanat e plota të plagosjes nuk janë bërë të ditura. Ngjarja ka shtuar tensionet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Qytetarë të pranishëm në vendngjarje kanë reaguar ndaj uniformave blu, duke ngritur shqetësime për mënyrën e ndërhyrjes së forcave të rendit ndaj të rinjve dhe të miturve që merrnin pjesë në protestë. Ndërkohë, tensionet kanë vijuar edhe pas incidentit, ndërsa është raportuar për shoqërimin e një prej të rinjve nga policia. Përplasjet në Lezhë janë pjesë e një vale protestash që po zhvillohen...
Burimi:
ntv.al