E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

Gjykata e Tiranës ka vendosur pranimin e kërkesës së autoriteteve turke për ekstradimin e 32-vjeçares Julide Yazici, e cila u arrestua më parë në Shqipëri mbi dyshimet për lidhje me një organizatë të konsideruar terroriste nga Ankaraja zyrtare. Vendimi, i marrë nga gjyqtari Kujtim Vraniçi, vjen dy muaj pasi Gjykata e Apelit kishte lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për shtetasen turke, e cila rezultonte e shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas të dhënave të bëra publike, Yazici ka përfituar më parë azil politik në Francë. Pavarësisht statusit të saj mbrojtës në vendin Evropian, drejtësia turke e ngarkon atë me akuzat për pjesëmarrje dhe dhënie ndihme logjistike për një organizatë të ndaluar. Dosja e autoriteteve turke specifikon se 32-vjeçarja ishte shpallur në kërkim...