E bujshme nga Portugalia! Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone arrestohet me armë pa leje në avionin e tij privat, zbulohen detajet
Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, 95 vjeç, raportohet se është arrestuar në Portugali për posedim të paligjshëm të një arme zjarri. Sipas raportimeve të publikuara të hënën, Ecclestone u ndalua në aeroportin e Tires, pranë Lisbonës, pasi mbërriti me avionin e tij privat. Autoritetet portugeze dyshohet se gjetën një pushkë gjuetie, ndërsa arrestimi raportohet të jetë kryer gjatë një operacioni policor. Lajmi është raportuar nga disa media, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Policia e Sigurisë Publike e Portugalisë (PSP) për ndalimin apo akuzat ndaj 95-vjeçarit. Ky nuk do të ishte rasti i parë që Ecclestone përballet me autoritetet për shkak të posedimit të një arme. Në maj të vitit 2022, ai u ndalua në Brazil pasi në bagazhin e tij...
Burimi:
javanews.al