“Dyshoj se është rrëmbyer dhe vrarë”/ Zhdukja e Eglant Koçit! Si u arrit në gjurmët e “Dhelprës së kuqe”

“Dyshoj se është rrëmbyer dhe vrarë”/ Zhdukja e Eglant Koçit! Si u arrit në gjurmët e “Dhelprës së kuqe”

Zhdukja e 34-vjeçarit Eglant Koçi në qershor të vitit 2026 vuri në lëvizje policinë, pasi familjarët ngritën dyshimet se i riu mund të ishte rrëmbyer dhe vrarë. Eglanti ishte parë për herë të fundit më 4 qershor, duke lëvizur me motorin e tij tip “Honda” në Tiranë, ndërsa prej atij momenti nuk kishte pasur më asnjë kontakt me familjen. Një ditë më pas, më 5 qershor, vëllai i tij, Ledio Koçi, u paraqit në Komisariatin nr. 2, ku denoncoi zhdukjen dhe shprehu dyshimet për fatin e të vëllait. Në dëshminë e dytë, Ledio Koçi tregoi se i vëllai merrej me shkëmbimin e kriptomonedhave, duke ngritur dyshimet se zhdukja mund të kishte lidhje me aktivitetin financiar që kryente. Policia verifikoi një pikë këmbimi valutor në zonën...