Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)
Një ambient ku magazinoheshin lëndë piroteknike të dyshuara si të kontrabanduara është zbuluar në Tiranë, në kuadër të fazës së tretë të operacionit “Fireworks”. Në pranga përfundoi 51-vjeçari D. K., i cili administronte një magazinë në rrugën “Çamëria”, pranë “Tregut Çam”. Gjatë kontrollit në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi 1853 fishekzjarrë. Sipas policisë, 51-vjeçari nuk dispononte licencë për shitjen e këtyre mallrave dhe as dokumentacion që të provonte blerjen e tyre. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se i arrestuari u kishte shitur lëndë piroteknike personave të maskuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprime të dhunshme gjatë tubimit të zhvilluar më 24 tetor 2026. Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Burimi:
javanews.al