No Image Available

DYFISHOHET RRITJA E PENSIONEVE, RAMA JEP PREMTIMIN E MADH

Deklarata e kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit për dyfishimin e rritjes së pensioneve nga janari 2027 sjell në vëmendje një prej çështjeve më të ndjeshme sociale në Shqipëri: fuqinë blerëse dhe nivelin e jetesës së pensionistëve. Premtimi është ambicioz. Qeveria parashikon 20 miliardë lekë, rreth 200 milionë euro, për këtë rritje dhe kryeministri është zotuar se dyfishimi do të vijojë çdo vit pasardhës. Por pas shifrave të mëdha dhe deklaratave politike qëndron një pyetje shumë më konkrete për qindra mijëra pensionistë: Sa para më shumë do të marrin realisht çdo muaj dhe a do t’u mjaftojnë për të përballuar koston e jetesës? Ky është thelbi i debatit. Sepse pensionistët nuk e masin mirëqenien me miliardë lekët e deklaruara në Kuvend, por me çmimin...