“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

Bizneset shqiptare do të kenë së shpejti një portal të dedikuar për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Platforma pritet të lançohet javën e ardhshme dhe do të jetë e integruar me e-Albania, duke synuar lehtësimin e aplikimit për kredi dhe ndjekjen e procesit në kohë reale. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook bëri të ditur se portali do t’u mundësojë bizneseve të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, ndërsa përmes tij do të mund të shohin në çdo moment se në çfarë faze ndodhet kërkesa e tyre. Sipas ministres, platforma është konceptuar si një “pasqyrë” e të gjithë procesit të aplikimit, duke rritur transparencën dhe duke e bërë më të thjeshtë aksesin e bizneseve në skemën e financimit....