Dy vite pas atentatit ndaj Agron Pukës në Rrilë, Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit: S’ka prova

Dy vite pas atentatit ndaj Agron Pukës në Rrilë, Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit: S’ka prova

pamje nga vendi i ngjarjes LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka kërkuar pushimin e akuzave për tre të dyshuarit, dy vite pas përplasjes me armë zjarri të ndodhur pranë një shkolle 9-vjeçare në Rrilë të Lezhës. Kërkesa është depozituar në gjykatë pas përfundimit të hetimeve për ngjarjen e 6 marsit 2024, ku mbeti i plagosur Agron Puka.  Në përfundim të hetimeve, Prokuroria thotë se nuk janë siguruar prova që implikojnë në ngjarje,Vinçens Tukun, Kevin Ndokën dhe Amarildo Kola (Ndreca), të cilët pas përplasjes ishin proceduar dhe shpallur në kërkim. Tre personat ishin nën hetim për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Gjithashtu, Prokuroria ka kërkuar dhe shuarjen e masës së...