Dy të rinj përpiqen t’i zhvasin 100 mijë euro Armand Dukës, i prezantohen si Taulant Balla…!

Dy të rinj përpiqen t’i zhvasin 100 mijë euro Armand Dukës, i prezantohen si Taulant Balla…!

Dy të rinj, Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç, janë arrestuar në Tiranë pasi janë përpjekur të mashtrojnë kreun e FSHF, Armand Dukën, për t’i marrë 100 mijë euro.Dy të arrestuarit kanë komunikuar me Armand Dukën, duke iu prezantuar si Taulant Balla, me qëllim përfitimin e 100 mijë eurove në kriptovaluta. Biznesmeni e ka kuptuar se bëhej fjalë për një tentativë mashtrimi dhe ka njoftuar menjëherë policinë.Gjatë komunikimit me autorët, Duka u ka thënë se nuk merrej me transaksione të tilla dhe i ka orientuar që të lidheshin me djalin e tij, pasi, sipas tij, ai merrej me këto çështje. Në telefonin e dy të arrestuarve ka komunikuar më pas një agjent i infiltruar i policisë, i cili është prezantuar si djali...