Dy pilotët përleshen me thika në kabinë, devijohet avioni me pasagjerë izraelitë! Udhëtonte nga Dubai, Tel Avivi dyshon për akt terrorist
Momente tmerri kanë përjetuar pasagjerët e një avioni që udhëtonte nga Dubai drejt Izraelit. Avioni i kompanisë Flydubai, me rreth 150 persona në bord, devijoi papritur dhe u ul në Arabinë Saudite, pak pasi kishte lëshuar sinjalin e emergjencës. Kjo nxiti alarmin për një rrëmbim të mundshëm, duke bërë që Izraeli të ngrejë në ajër avionët luftarakë. Por, sipas zyrtarëve në Tel Aviv, qeveria izraelite beson se incidenti mund të ketë qenë një përpjekje për sulm terrorist nga një prej pilotëve. Kompania e fluturimit njoftoi se kishte pasur një përleshje në kabinë gjatë fluturimit, teksa piloti i dytë thuhet se ka plagosur me thikë kapitenin, përpara se pjesëtarë të ekuipazhit të hynin në kabinë dhe të merrnin kontrollin e avionit. Pasagjerët e cituar nga mediat...
Burimi:
javanews.al